×
  • Sport
  • Sport

    Ky është vlerësim i “çmendur” për Milot Rashicën

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 23:44

    Milot Rashica ka hyrë në histori të klubit gjerman, duke realizuar edhe golin e gjashtë radhazi në ndeshjet e DFB Pokal për Werderin, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm.


    Rashica shënoi në minutën e 70’të, për t’ia vështirësuar punën Dortmundin, i cili deri në fund nuk pati fuqi të bëjë diçka më tepër, përveç se ta ngushtojë epërsinë në 3-2.

    Silke, Binttencourt e Rashica hynë në listën e golashënuesve për ekipin nga “Wesserstadion”, derisa për Dortmundin shënuan fantazisti Haland dhe Reyna.

    Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “sofascore” ka dalë me notat e futbollistëve, derisa ashtu siç edhe mund ta shihni mëposhtë, Rashica ishte më i miri te Werderi, me Julian Brandt që u veçua te “milionerët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!