Që Cristiano Ronaldo është lojtari më i përgatitur në botë, këtë e dëshmon edhe një video nga stërvitjet e sotme me skuadrën e Juventusit.
Pavarësisht se ai sot feston ditëlindjen e tij të 35’të, Ronaldo nuk ndalet për as edhe një çast të vetëm duke u stërvitur, shkruan Reporteri.net.
Në një video që portugezi e ka publikuar në llogarinë tij zyrtare në “Instagram”, shihet duke vrapuar në stërvitje me klubin dhe duke bërë manovrime të ndryshme.
Ai poshtë videos shkruan “Shumë urime për mua”.
Kujtojmë se Ronaldo në sezonin 2019/20 ka zhvilluar 19 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola për Juven./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.