Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini është rikthyer pjesërisht në stërvitjen e skuadrës, sipas një njoftimi zyrtar.
35-vjeçari italian, i cili ka kontratë me Bianconerët deri në qershor të këtij viti, i ka munguar të gjithëve, pasi pësoi një këputje të ligamentit në stërvitje me klubin, shkruan Reporteri.net.
Lojtari është rikuperuar pothuajse plotësisht, dhe qëllimi i tij është të kthehet ose në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit në 26 shkurt ose për ndeshjen e ligës kundër Interit në 1 mars./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.