×
  • Sport
  • Sport

    Drejtoresha e shkollës tha se Bryant ishte përdhunues, nxënësit e kundërshtojnë fuqishëm dhe marrin këtë vendim

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 19:08

    Vdekja e Kobe Bryant pikëlloi shumë botën e sportit pasi ai ishte një legjendë e vërtetë e basketbollit


    Përderisa të gjithë shkruanin me dhimbje për vdekjen tragjike të Bryant, një drejtoreshë e shkollës së mesme ‘Camas’ në Uashington ka bërë një postim skandaloz në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net

    “Nuk do të gënjej. Më duket mua se Karma e kapi një përdhunues sot,” kishte shkruar Liza Sejkora, drejtoreshë e shkollës së mesme.

    Me këtë postim nuk ishin pajtuar fare nxënësit e kësaj shkolle që janë duke përgatitur një protestë kundër znj.Liza Sekojra.

    Sekojra e kishte bërë këtë postim duke iu referuar Kobet si përdhunues, pasi ai në vitin 2003 akuzohej për një përdhunim ndaj një 19 vjeçare.

    Në fund Sejkora kishte fshirë postimin, por nxënësit kanë qenë të irrituar dhe janë gati për të protestuar kundër saj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!