Jurgen Goxha është dënuar me tetë ndeshje moslojë në Kategorinë Superiore.
Ky dënim erdhi pasi që Goxha kishte tentuar t’ia jepte fanellën e tij gjyqtarit, Orlando Kuka, gjatë barazimit 2:2 me Vllazninë.
Futbollisti i Bylysit, ka reaguar në rrjetet sociale me një postim interesant: “Zoti do t’jua cojë ‘dënimin’ aty ku dhemb më shumë”, shkruan Gazeta Sheshi.
Por, kjo nuk ishte hera e parë që ish-futbollisti i Tiranës dënohet për sjellje të pahijshme.
Vitin e kaluar, ai kishte bërë komente të rënda për kosovarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.