Milot Rashica është futbollisti kryesor i Werder Bremenit dhe këtë e ka dëshmuar gjatë këtij edicioni
Falë yllit nga Vushtrria skuadra e tij, Werder vazhdon të jetë pjesë e DFB Pokal, ku mbrëmë eliminoi Dortmundin pas fitores 3-2, shkruan Reporteri.net
Milot Rashica kishte shënuar një gol të bukur në këtë takim dhe pas ndeshjes ka marrë lëvdata edhe nga vjehrra.
“E mposhte Dortmundin i madh je yll Milot Rashica”, “I madh je Milot Rashica, na zdrite fytyrën ylli i Kosovës”, kanë qenë disa dedikime e vjehrrës së Milotit.
Ndryshe, shumë klube të njohura evropiane janë të interesuar për shërbimet e Rashicës, i cili me gjasë gjatë verës do të transferohet në një klub më të madh. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.