Vanessa Bryant, gruaja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, është duke kaluar momente shumë të vështira
Vanessa humbi bashkëshortin e saj në një aksident tragjik me helikopter në datën 26 janar në Los Angeles, shkruan Reporteri.net
Përveç bashkëshortit, ajo humbi edhe vajzën 13 vjeçare, Gianna, e cila ishte në bordin e helikopterit, ku në total ishin 9 persona.
Vanessa tani ka bërë një postim në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të Kobe dhe një përshkrim që theu zemrat e miliona ndejkësve të saj.
“Më mungon shumë, shoku më i mirë, babai më i mirë. Më mungon të më thuash ‘Buongiorno principessa/reina”, ka shkruar Vanessa në profilin e saj në Instagram.
Ky postim mori afro 5 milionë pëlqime brenda vetëm pak orëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.