Steve McManaman ka thënë se Liverpooli duhte ta shesë Xherdan Shaqirin dhe ta sjellë në skuadër Philippe Coutinhon
Philippe Coutinho u largua nga Liverpooli për t’u transferuar te Barcelona, aty ku nuk arriti që ta gjente veten mirë, shkruan Reporteri.net
Ai tani është i huazuar te Bayern Munich, por klubi gjerman nuk dihet nëse do ta blejë kartonin e plotë.
Steve McManaman, një legjendë e klubit anlgez ka thënë se Liverpooli duhet të shikojë mundësitë që ta rikthejë Coutinhon në Anfield si dhe ta largojë Xherdan Shaqirin.
Galatasaray’dan gelecek sezonun ilk transfer hamlesi Xherdan Shaqirihttps://t.co/c31Mkumr2r#Galatasaray #Liverpool
— Yeni Akit Gazetesi (@yeniakit) February 6, 2020
“Liverpooli mund të vendosë ta kthejë Philippe Coutinhon në skuadër. Nuk do të më pengonte ta shihja atë sërish në Liverpool. Ai është një lojtar brilant, por gjithçka varet nga aspekti ekonomik”, ka thënë McManaman.
“Nëse ata mund ta sjellin Coutinhon në klub për një çmim të arsyeshëm dhe ti shesin dy-tre lojtarë që s’luajnë rregullisht, atëherë ky plan mund të ketë sukses. Ka spekulime se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe se Adam Lallana do të dëshironte të luante më shpesh”.
Liverpool should sign Coutinho to replace Shaqiri & Lallana – McManaman https://t.co/laEPMf4sLQ
— Kop News (@Kop__News) February 6, 2020
“Nëse ka hapësirë, atëherë unë do të doja ta kisha në skuadër sërish Coutinhon, pasi që ai ishte i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është tipi i lojtarët që mund ta ndryshojë lojën kur nuk funksionon plani A”.
“Ai shënoi shuma gola të mrekullueshëm për Liverpoolit dhe mendoj se tifozët do ta pranon atë për kontributin që e kishte dhënë, përkundër që do të duhej ta rifitojë zemrën e tyre pasi kishte kërkuar të largohej,”. /Reporteri.net/