×
  • Sport
  • Sport

    Ky futbollist duhet ta fitojë çmimin e FIFA’s për Fair Play, thjeshtë shikojeni, edhe ju do të thoni PO

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 14:51

    Në sportin e futbollit, rrallë ndodhin raste të tilla, kur një lojtar ndërpret aksionin pranë portës së boshatisur, për ta ndaluar topin, se kundërshtari i tij lëndohet pa ndërhyrje.


    Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, është bërë hit, pasi një futbollist ndërpret aksionin sepse kundërshtari i tij, derisa po e ndiqte atë për ta penguar pëson zgjatje të muskulit, shkruan Reporteri.net.

    Edhe pse ai nuk e kishte prekur fare, dhe golën e kishte pothuajse të boshatisur dhe vetëm me portier, e ndalon lojën duke e nxjerrë topin jashtë fushës.

    Pa dyshim, ky do të duhej të ishte lojtari që do të duhej të shpërblehej me çmimin e FIFA për Fair Play. Këtë e thonë shumica e komentuesve të kësaj videoje. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!