Përveç karrierës së tij të bujshme në shumë skuadra europiane dhe jo vetëm, 38 vjeçari është i njohur edhe për veprimet e tij që e kanë shoqëruar gjatë karrierës.
Sulmuesi i Milanit njihet për deklaratat e tij epike, por edhe për disa gjëra tjera të cilat ndoshta nuk i keni ditur:
Kur ai ishte vetëm 10 vjeç, është futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe ka realizuar 8 gola për skuadrën e tij, FBK Balkan, pasi skuadra e tij po pësonte humbje me rezultatin 5-0. Në këtë skuadër Ibrahimoviç ishte për katër vite – 1991/95.
Futbolli nuk ka qenë ‘dashuria’ e parë e Ibrahimoviçit. Kur ai ishte 15 vjeç preferonte të punonte në portin e Malmos në Suedi.
Zlatan Ibrahimoviç mund të kishte qenë një lojtar edhe i Arsenalit, por ai kishte refuzuar ofertën e Arsen Wengerit për t’u testuar te londinezët.
Fusha ku ai ka luajtur si fëmijë që ndodhej para shtëpisë së mamasë është rindërtuar më vonë dhe ka marrë emrin ‘Zlatan Court’.
Zlatan Ibrahimoviç është një specialist edhe në ‘Taekwondo’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.