×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i Liverpoolit në qiellin e shtatë, nuk i pritet për titullin e Premier Ligës

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 22:29

    Me titullin në ligë që mundet shumë shpejt ta fiton dhe me Ligën e Kampionëve që pritet të rikthehet këtë muaj, skuadra e Jurgen Klopp i ka rritur të gjitha pritjet në të gjitha garat ku është në garë


    Kryetari i Liverpoolit, Tom Werner thotë se ai “po i kafshon gishtat” dhe është tepër i lumtur për standardet e reja që ka vendosur Jurgen Klopp në skuadër këtë sezon.

    Nga 25 ndeshje të luajtura, Liverpool ka humbur vetëm dy pikë dhe janë 22 pikë më lartë se skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City.

    “Kam filluar t’i kafshojë gishtat, por ende nuk kemi kryer punë”, tha Werner për gazetarët.

    “Unë ju them të gjithëve që flas me ta se ne kemi nevojë të jemi të kujdesshëm dhe duhet ta shijojmë këtë rekord që kemi arritur deri me tani dhe nuk kam menduar që kjo të arrihet shpejt”.

    “Niveli i garës në këtë ligë është i madh dhe kur mendoni se ne kemi arritur këtë është gjë e madhe. Por, ende nuk kemi fituar por një kompliment i madh shkon për Jurgenin natyrisht, skuadra luan çdo vikend në nivel të lartë”.

    Pavarësisht avantazhit të lartë, Klopp dhe lojtarët e tij e kanë përsëritur se ata ende nuk besojnë se puna është kryer me sukses.

    Konsistenca në rezultate është një testament në këtë progres dhe Werner dëshiron ta shikoj se kjo do të vazhdojë.

    “Siç thotë Jurgen, ne ende s’e kemi kryer punën. Ne ende nuk i kemi arritur ato. Do të vinë kohëra për t’a shijuar këtë edhe më shumë në fund të sezonit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!