×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 23:24

    Athletic Bilbao e ka mundur Barcelonën në minutat e fundit, derisa Barcelona është skuadra e fundit që u eliminua nga kjo garë pasi që dy orë më parë nga Kupa e Mbretit u eliminua Real Madridi


    Ka përfundua ndeshja e fundit çerekfinale në mes të Atletic Club-Barcelona, kurse fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua në minutat shtesë të ndeshjes.

    Pjesa e parë kaloi me dominim të Barcelonës që edhe pse pati dominimin nuk krijoi shanse të pastra për shënim.

    Në pjesën e dytë Barcelona prapë ishte më e mirë dhe mundësinë më të mirë për të shënuar e pati në minutën e 88-të me Messi por priti portieri i Bilbaos.

    Por, kur u mendua që ndeshja do të shkonte në shtesa dy herë nga 15 minuta, Bilbao shënon në goditjen e tyre të parë në portë.

    Inaki Williams do të shënonte për vendasit duke prerë kështu ëndrrat e Barcelonës për kalim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

    Eliminimi i Barcelonës tregon se në Kupën e Mbretit nuk do të kemi ndonjë skuadër të madhe.

    Barcelona, Real Madridi, Villarreali dhe Valencia janë eliminuar nga Athletic Bilbao, Real Sociadadi, Granada dhe Mirandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!