Amir Rrahmani është duke e jetuar ëndrrën në Hellas Verona, të cilës i ndihmoi ta mposhtë kampionin në fuqi dhe liderin, Juventus, dhe ta zgjasë në tetë ndeshje ecurinë si skuadër e pamposhtur në Serie A.
Juventusi kishte kaluar në epërsi përmes Cristiano Ronaldos, por Verona ia doli ta përmbysë rezultatin brenda 10 minutave falë golave nga Fabio Borini dhe Giampaolo Pazzini të shtunën në Marc’Antonio Bentegodi, raporton Gazeta Express.
Kjo fitore nënkupton se Verona tani ngrihet në pozitën e gjashtë, e cila dërgon në Ligën e Evropës, garën dytësore evropiane.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Rrahmani, i cili iu bashkua Veronës në verë nga Dinamo Zagreb dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Napoli, është ndër më meritorët për ecurinë fantastike të kësaj skuadre këtë sezon.
25-vjeçari i ka luajtur të gjitha 23 ndeshjet e Veronës në Serie A deri tani këtë sezon, si titullar i pakonkurrencë në vijën e mbrojtjes përkrah Marash Kumbullës së Shqipërisë.
“Po e jetoj ëndrrën”, ka shkruar Rrahmani në Instagram pas triumfit ndaj Juventusit.
Verona është në një ecuri prej tetë ndeshjeve pa humbje, prej dhjetorit kur u mposht nga Atalanta 3:2.
Ajo i ndali Milanin dhe pastaj Lazion me barazime, para se ta mposhte Juventusin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.