×
  • Sport
  • Sport

    Kumbulla pati paraqitje mbresëlënëse ndaj Juventusit, atë e shikuan nga afër 4 skautë të klubeve të njohura

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 15:38

    Marash Kumbulla ishte lojtari më i mirë ditën e djeshme, në ndeshjen ku Hellas Verona mposhti me rezultati 2-1 Juventusin.


    Mbrojtësi shqiptar tregoi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur Cristiano Ronaldon, por edhe sulmuesit e tjetër të Juventusit.

    Gjithashtu 20-vjeçari shënoi edhe një gol, por iu anulua për pozicion jashtë loje.

    Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, dje nga afër Kumbullën e kanë ndjekur skautë të 4 klubeve të mëdha. Behët fjalë për Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.

    Të gjitha këto skuadra e pëlqejnë shumë futbollistin shqiptar dhe pritet të nisin sulmin e tyre për ta marrë atë. Nuk janë vetëm këto 4 ekipe që interesohen për Kumbullën, pasi edhe Interi, Napoli dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh shqiptarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!