Legjenda e pavdekshme e muzikës “puro” shqip, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta ditën e premte në moshën 86 vjeçare.
Ajo la pas vetes krijimtarinë e saj muzikore, një numër të madh këngësh, por ajo që bëri bujën më të madhe, ishte kënga “Baresha”, shkruan Reporteri.net.
Kënga, “Baresha” ishte himni i shumë këngëtareve e i sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, ku Haxhi Robin Krasniqi hyri në ring me këtë këngë.
Edhe pse Krasniqi e humbi këtë ndeshje, ai u prezantua fuqishëm në këtë meç me këngën e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.
Kujtojmë se Nexhmija u varros sot me nderime të larta shtetërore, gjithashtu dita e dielë u shpallë ditë zie në Kosovë./Reporteri.net/
https://www.youtube.com/watch?v=x8ECOrBXuWk&feature=emb_title
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.