Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Osasunës dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të në La Liga.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku përmes Garcias në minutën e 14’të shënuan për rezultatin 1:0, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, gjërat ndryshuan tek Reali, ku në minutën e 33’të Isco barazoi rezultatin, ndërsa në atë të 38’të Ramos kaloi mbretërit në epërsi.
Ndërsa, ku po mendohej se rezultati do të mbyllej në 1:2, në skenë doli Lucas, i cili pranoi një pasim të mirë nga Benzema, dhe shënoi për ta vendosur takimin në 1:3. Por, Reali nuk u ndal me kaq, pas goli të Lucas, shënoi edhe Jovic për rezultatin final të takimit në 1:4.
Kujtojmë se tani Reali mbanë pozitën e parë me plotë 52 pikë të grumbulluar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.