E pabesueshme por e vërtetë ajo çka ka ndodhur në sfidën e Superkupës së Japonisë.
Përballja mes Visel Kobes dhe Kashima Antlersit pati plot nëntë penalti të humbura radhazi.
Në mesin e atyre që humbën penaltinë ishte edhe ish-mbrojtësi i Arsenalit e Barcelonës, Thomas Vermaelen.
Pasi katër penaltitë e para u realizuan, Hotaru Yamaguchi me gjuajtjen e 14-të të penaltive i siguroi fitoren Visel Kobes pasi paraprakisht u huqën nëntë rresht.
Më poshtë videoja e kësaj përballje kaotike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.