×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen e “harron” kampionati anglez, i dërgon në “qiell” tifozët italian

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 16:33

    Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka diskutuar në lidhje me ndeshjen e tij të mbrëmshme kundër Milanit.


    Mirëpo fjalët e ish futbollistit të Tottenham me shumë gjasë nuk ju kanë pëlqyer edhe tifozëve anglez, kjo pas që Eriksen i dërgoi në ‘qiell’ tifozët italian me lavdata.

    “Tifozët kanë përgatitur gjithçka. Ju nuk i shihni këto gjëra në ligën angleze sepse ato nuk lejohen. Këtu mund t’i dëgjoni edhe kur jeni në autobus deri sa jeni duke shkuar drejt stadiumit, ju mund të shihni sa të nxehtë janë se sa e rëndësishme është ndeshja”, tha Eriksen.

    Po ashtu futbollisti i Interit foli edhe për Juventusin ku tha se është bukur të kesh pikë të barabarta me Juventusin mirëpo ka ende shume ndeshja para fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!