Gruaja e Kobe Bryant nuk po mund assesi të pajtohet me vdekjen e bashkëshortit dhe të vajzës së saj 13 vjeçare, Giannas
Legjenda e basketbollit u nda nga jeta më 26 janar pas një aksidenti tragjik me helikopter në Los Angeles.
Në bordin e helikopterit ishin 9 persona, ku të gjithë vdiqën.
Dhimbja për humbjen e Bryant ishte e madhe, por më së rëndi po e përjeton gruaja e tij, Vanessa, shkruan Reporter.net
Ajo para pak minutash ka reaguar në Instagram me një tjetër postim ku thotë se nuk po mund ta pranon faktin që tashmë i ka humbur dy persona shumë të rëndësishëm të jetës së saj.
Postimi i plotë:
Unë nuk kam qenë e gatshme t’i kthej ndjenjat e mia në fjalë. Truri im refuzon të pranojë se të dy Kobe dhe Gigi nuk janë më.
Unë nuk mund t’i procesojë të dy në të njëjtën kohë. Është sikur unë po provoj ta procesojë Koben që ka shkuar, por trupi im refuzon të pranojë që Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Të bën të ndjehesh keq.
Pse duhet të zgjohem një tjetër ditë kur vajza ime e vogël nuk mund ta ketë këtë mundësi. Unë jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë jetë të jetonte.
Pastaj unë e kuptoj se duhet të qëndroj e fortë dhe të jem këtu për tri bijat e mia. E inatosur që nuk jam me Koben dhe Gigin, por mirënjohëse që jam me Natalian, Biankan dhe Caprin.
E di se çfarë jam duke ndjerë është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Unë vetëm deshta që ta ndajë këtë në rast se është dikush që ka përjetuar një humbje të tillë.
Zot, sa do doja që ata të ishin këtu dhe ky ankth të përfundonte. Lutem për të gjiths viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem vazhdoni të luteni për të gjithë.