Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë gjithë kohës akuzon qeverinë për shkelje, jo vetëm në mitingje, por edhe në video-live nga makina gjatë lëvizjeve nga njëri qytet në tjetrin, por sot është kapur ‘mat’ vetë.
E ndërsa si kryetar i opozitës përveçse si alternativë, duhet të jetë shembull, Basha ka shkelur rregullat e qarkullimit.
Gjatë kthimit nga Kukësi për në Kurbin për të takuar simpatizantët për protestën e 13 prillit, të cilët po e prisnin me makina me flamuj dhe brohoritje, lideri demokrat nga entuziazmi ka shkelur gjithë kohës rregullat e qarkullimit, shkruan shqiptarja.com.
Në videon e publikuar nga vetë Basha, ai duket teksa bën parakalim të gabuar (aty ku është vijë e pandërprerë që në mënyrë kategorike ndalohet se është burim aksidenti) ndërkohë që ka rrezikuar disa herë duke dalë në korsinë e kundërt, teksa përballë i vinin makina të tjera që ishin në korsinë e tyre, por gabim gjatë gjithë kohës ishte lideri i opozitës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.