Një lajm i rëndësishëm vjen nga mediat angleze. “The Sun” shkruan për një ofertë të Bayern Mynich për sulmuesin brazilian Roberto Firmino.
Sipas anglezëve, gjermanët kanë përgatitur 88 milionë euro për lojtarin e Liverpoolit.
Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një zëvendësuesi të Robert Levandovskit, i cili në verë mbush 32 vjeç.
Firmino është një njohës i vjetër i Bundesligës, pasi ka luajtur më parë me skuadrën e Hofenhaimit në Gjermani.
Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Kloppit, i cili ka krijuar treshen perfekte në sulmin e kryesuesve të kampionatit anglez.
Salah- Mane-Firmino janë pa dyshim zemra dhe truri i “The Reds”.
Gjithsesi, kontrata e lojtarit me skuadrën aktuale skadon në vitin 2023, por drejtuesit nuk e kanë përjashtuar një shitje në verë të lojtarit për shuma të mëdha. Trajneri Jyrgen Klop po kërkon prej kohësh sulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner, në skuadrën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.