×
  • Sport
  • Sport

    Ozil shpreson se Arsenali do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 16:45

    Mesut Ozil thotë se Arsenali ende shpreson të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, kjo nëse ata punojnë për ta siguruar vendin e katërt në Premierligë.


    Topçinjtë aktualisht janë në vendin e dhjetë në tabelën e Premierligës, dhjetë pikë larg Chelsea që tashmë janë në vendin e katërt, shkruan Reporteri.net.

    Djelmoshat e teknikut, Mikel Arteta ende kanë gjasa që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën e Evropës, por Ozil shpreson që ata të mund të bëjnë këtë nga ndeshjet e Premierligës.

    “Gjëja që unë mund të bëj është të jap gjithçka për ekipin, për veten time, të jem i suksesshëm dhe të shohim se çfarë ndodh.

    “Ajo që di është se do të jap gjithçka për këtë klub, për shokët e mi të skuadrës. Kemi pasur një sezon të vështirë, por duam të fitojmë ndeshje përsëri, të marrim pikë, që ndoshta të jemi në vendin e katër në fund të sezonit.

    “Qëllimi ynë është të jemi në Ligën e Kampionëve. Këtë vit kemi pasur periudha të vështira, por mendoj se mund ta arrijmë këtë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!