×
  • Sport
  • Sport

    KB Rahoveci i fortë për Trepçën, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 21:44

    KB Rahoveci është gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës në Basketboll, pasi ka fituar ndeshjen ndaj Trepçës në ndeshjen e zhvilluar sonte në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”.


    Klubi basketbollistik Rahoveci ka fituar sot ballafaqim çerekfinalist ndaj Treçës me rezultatin 97-95.

    Çereku i parë i duelit u mbyll me rezultatin 20:22, kurse çereku i dytë mbaroi me rezultatin 37-45.

    Edhe çerekun e tretë Trepça e mbylli me avantazhin 61-68, por gjithçka u përmbys në çerekun e fundit ku Rahoveci u këndell dhe fitoi takimin.

    Rahoveci e fundoi çerekun e fundit me rezultatin 36-27, për ta fituar ndeshjen me rezultatin final 94-95.

    “Vreshtarët” me këtë fitore arrin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll – ndërsa Trepça përshëndetet me këtë kompeticion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!