Ish-ylli i Real Madridit, Fabio Cannavaro, beson se Interi do të ishte skuadra ideale për Lionel Messin dhe se kalimi i argjentinasit te klubi i Serie A është i mundur për shkak të sistemit të ri tatimor në Itali.
Zënka publike mes Messit dhe drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, kanë nxitur thashethemet se argjentinasi mund të largohet nga Camp Nou në verë, transmeton Express.
Një klauzolë në kontratën e tij me kampionin spanjoll, ia mundëson Messit të largohet si lojtar i lirë.
Ndodhitë e fundit i kanë ushqyer thashethemet se Messi mund të kalojë në Manchester City, Paris Saint-Germain, Juventus apo Manchester United.
Por, sipas ish-fituesit të Topit të Artë dhe Kupës së Botës 2006 me Italinë, Cannavaro, superylli argjentinas do të përshtatej më së miri në Inter.
“Do të doja ta shoh atë në një fanellë tjetër dhe me sistemin e ri tatimor në Itali, ai mund të vijë këtu. Interi duket të jetë klubi i përgatitur më së miri për ta transferuar atë”, tha Cannavaro.
Cannavaro ka qenë pjesë e Interit për dy vjet, para se t’i bashkohej Juventusit e pastaj Real Madridit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.