×
  • Sport
  • Sport

    “Stili i lojës së Liverpoolit ndryshojë me transferimin e Coutinhos në Barcelonë”

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 14:37

    Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore ka shpjeguar sesi dalja e Philippe Coutinho ishte një lehtësi për klubin që të “rregullojë” stilin e tyre të lojës.


    Braziliani u largua për t’u bashkuar me Barcelona në një marrëveshje prej 142 milionë eurove në janar të vitit 2018, pasi kaloi pesë vjet në Anfield, shkruan Reporteri.net.

    Por, 27-vjeçari nuk arriti t’i përmbushë pritshmeritë në “Camp Nou” dhe pas vetëm 18 muajsh, u huazua tek Bayern Munich gjatë verës.

    Ndërkaq, shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore tha: “Kur Philippe Coutinho u largua ka pasur një ndryshim, jo ​​vetëm në strukturën e ekipit, por edhe në mënyrën se si luanim futboll.

    Nuk ka kthim: Philippe Coutinho, tani në Bayern Munich, nuk ka gjasa të kthehet në Liverpool

    “Nëse kujtoni, kur ai u largua dy vjet më parë, atëherë ishte një ndryshim i plotë i stilit të lojës”.

    “Jo mosrespektim ndaj Philippe por ai kishte një stil të ndryshëm të lojës. Paratë që i morëm nga Barcelona na ndihmuan për ta transferuar portierin, Alisson Becker”, përfundoi Moore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!