Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri thotë se nëse nuk do të dëshironte të ishte në presion, ai “do të kishte marrë një punë në zyre të postës”.
Bianconerët kanë humbur dy ndeshjet e tyre të fundit në ligë, dhe spekulimet janë në rritje që klubi do të rikthejë ish-trajnerin Max Allegri ose të përpiqet të punësojë Pep Guardiola gjatë verës, shkruan Reporteri.net.
Sarri megjithatë thotë se presioni i punës është diçka normale.
“Nëse nuk do të doja të kisha presion, do të kisha marrë një punë në zyrën postare. Kjo është puna në futboll, “tha Sarri në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Milanit.
“Ne jemi të gatshëm për të arritur objektivat që kemi caktuar në fillim të sezonit. Sigurisht në ndeshje nëse gjërat shkojnë keq, ne duhet të ndryshojmë diçka”.
“Ne kemi një skuadër të madhe, e cila gjithmonë ka bërë që trajnerët e Juve të përdorin më shumë sisteme. Gjithashtu, ne jemi të gatshëm t’i përshtatemi formacioneve të tjera duke dhënë vlerësime edhe për individët,” përfundoi Sarri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.