×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea ka arritur marrëveshje me yllin e Ajaxit që po shkëlqen në dy vitet e fundit

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 16:13

    Raportohet se Chelsea ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Hakim Ziyech për shumën prej 45 milionë euro


    Hakim Ziyech në dy edicionet e fundit është duke kaluar formë të mrekullueshme te Ajaxi dhe për të kishin shfaqur interesim shumë klube të njohura, shkruan Reporteri.net

    Por, është Chelsea që si duket ka fituar shërbimet e anësorit të Ajaxit. Klubi nga Londra do të paguajë plotë 45 milionë euro për shërbimet e marokenit.

    Ziyech këtë edicion ka shënuar 6 gola me Ajaxin si dhe ka dhuruar më së shumti asistime në kampionatin holandez, gjithsejt 12. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!