×
  • Sport
  • Sport

    Zlatan Ibrahimovic e tepron me deklaratën e fundit për Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 17:47

    Zlatan Ibrahimovic ka thënë se nuk e njeh Cristiano Ronaldon


    Ylli suedez kur ka qenë pyetja te krahasimi me Messin dhe CR7 gjithmonë kishte zgjedhur yllin argjentinas, shkruan Reporteri.net

    Ibra si duket nuk e ka fare në qejf Ronaldon dhe në intervistën e fundit ka thënë se nuk e njeh yllin portugez.

    “Gjëra që ndodhin! Provuam ta fitonim. Do të jetë për herën tjetër”, tha Ibrahimovic për derbin e humbur ndaj Interit, ndërsa mbi sfidën me Juventusin dhe Ronaldon tha:

    “Nuk e njoh Ronaldon! Nuk kam raport me të, ndërsa e di që në fushë është profesionist. Te Milani u ktheva sepse doja të vazhdoja të luaja futboll dhe dihet se kush është Milani,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!