×
  • Sport
  • Sport

    Forma e përkohshme, klasi i përhershëm: Iniesta vjen me dy asiste magjike

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 18:32

    Andres Iniesta po e tregon klasin e tij te skuadra japoneze, Vissel Kobe


    Vissel Kobe e ka mposhtur Johor Darul Ta’zim me rezultat 5-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë përballje ka shkëlqyer Iniesta duke dhuruar dy pasime magjike, njëri u shpërblye me gol, ndërkaq tjetri fatkeqësisht shkoi huq pasi gjyqtari e ndali aksionin për pozitë jashtë loje.

    Në videot e mëposhtme mund ta shihni se klasi akoma qëndron në këmbët e magjistarit, Iniesta.

    Ai padyshim është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka parë bota e futbollit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!