Amir Rrahmani shumë lehtë mund të kishte përfunduar te Arsenali në afatin kalimtar të janarit
Gazeta italiane, ‘Calciomercato.com’ ka zbuluar disa prapaskena rreth transferimit të kapitenit të Kosovës te Napoli, shkruan Reporteri.net
Kjo gazetë sot ka bërë të ditur se Arsenali gjatë janarit kishte kontaktuar me Veronën për një transferim të mundshëm të Rrahmanit në Londër.
Da Milano – Retroscena Rrahmani, il Napoli l’ha soffiato all’Arsenal grazie al Verona https://t.co/ezn4IAGXg9 pic.twitter.com/CqibYBDwSS
— sscalcionapoli1926 (@sscalcionapoli1) February 12, 2020
Por, klubi i Veronës nuk bëri lojëra të pista dhe mbajti fjalën e dhënë te Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, me të cilin më herët kishin arritur një marrëveshje.
Kështu, kapiteni i Kosovës përfundoi duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Napolin ku do të përfitojë 1.5 milionë euro në vit.
Rrahmani do të qëndrojë i huazuar te Verona deri në fund të këtij sezoni dhe nga vera e këtij viti do ta bartë fanellën e Napolit. /Reporteri.net/
Rrahmani to Napoli is done!? ✅
Kosovo’s captain goes to Napoli for 14 milion Euros. He will start playing for them in June. Rrahmani will get a 5 years contract. #DardanianFooty pic.twitter.com/qx4X1XeCYQ
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 8, 2020