Borussia Dortmundi i kërkon 140 milionë euro për Jadon Sanchon. Duket se këtë shifër mund ta paguajë Manchester United pasi ta shesë Paul Pogban
Manchester United beson se do ta mposht konkurrentin Chelsea, me të cilin është në garë për transferimin e Jadon Sanchos.
Ylli anglez po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit dhe gjatë verës që vjen mund të rikthehet në Premierligë.
Mediumi britanik “The Mirror” shkruan se klubi gjerman i kërkon 140 milionë euro për përfaqësuesin anglez.
Dhe, “Djajtë e Kuq” duket se janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë për 19 vjeçarin.
Ata shpresojnë ta shesin fillimisht Paul Pogban, për ta blerë më pas ish-futbollistin e Manchester Cityt.
Sancho ka qenë sensacion në Bundesligë në dy sezonet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.