Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 69-64 dhe kështu është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Final 8’
Skuadra nga Suhareka me plotë meritë arriti që ta mposhte kampionin aktual të Kupës së Kosovës, Prishtinë, shkruan Reporteri.net
Ylli fitoi me rezultat 69-64, ndërkaq tani në gjysmëfinale të ‘Final 8’ do të përballet me Bashkimin që sot eliminoi Feronikelin.
Ndryshe, gjysmëfinalja tjetër e ‘Final 8’ është ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të enjtën, ndërkaq finalja e madhe të shtunën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.