×
  • Sport
  • Sport

    Kjo tollovi nuk është para ndonjë ambasade për viza, por para lokalit ku po shiten biletat për gjysmëfinalet e ‘Final 8’

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 22:10

    ‘Final 8’ është duke u mbajtur në Rahovec dhe interesimi për të përcjellur ndeshjet në palestrën ‘Mizahir Isma’ është jashtëzakonisht i madh


    Sot Ylli dhe Bashkimi siguruan biletat për ndeshjet gjysmëfinale, ndërkaq më parë në këtë fazë janë kualifikuar edhe Rahoveci e Peja, shkruan Reporteri.net

    Nesër pritet që të luhen dy ndeshjet gjysëmfinale, Bashkimi – Golden Eagle Ylli si dhe Rahoveci – Peja.

    Intersimi për t’i parë këto ndeshje është jashtëzakonisht i madh.

    Një tollovi e madhe është krijuar para lokalit të KB Rahovecit, aty ku shiten biletat për këto përballje.

    Shumë njerëz po presin në radhë për t’u pajisur me një biletë, ani pse ora tani është 22:10. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!