×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Interit reagon pas humbjes nga Napoli, i jep merita këtij lojtari

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 8:33

    Trajneri i Interit, Antonio Conte, është ankuar se Napoli i Gennaro Gattusos u mbrojt tërë kohën, me sulmuesin Dries Mertens që e markoi mesfushorin Marcelo Brozovic, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.


    Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren 1:0 skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza, raporton Express.

    Interi nuk qe në gjendje ta thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vizitorëve dhe do t’i duhet të punojë fortë për ta siguruar finalen në ndeshjen e kthimit në Sao Paolo.

    “Napoli erdhi këtu për të luajtur ndeshje shumë mbrojtëse, me Dries Mertnes që e markoi Marcelo Brozovicin dhe duke i mbuluar të gjitha hapësirat”, tha Conte për Rai Sport.

    “Unë e uroj Napolin, strategjia përfundimisht i funksionoi, duke parë që fituan”, shtoi ai.

    Zikaltrit u mposhtën vetëm pak ditë pasi e munden Milanin me rikthim sensacional në derbin e Milanos.

    “Derbi na mori shumë energji, fizikisht dhe veçanërisht në aspektin psikologjik. I bëra pesë ndryshime për të sjellë në fushë këmbë të freskëta, por Napoli e ka mundur Juventusin, Lazion dhe Liverpoolin këtë sezon, që nënkupton se kjo skuadër ka shumë cilësi”, theksoi Conte

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!