Hakim Ziyech është përfolur se do të jetë transferimi i parë i Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli i Ajax është në formë shumë të mirë dhe i ka pëlqyer trajnerit të Bluve, Frank Lampard, shkruan Indeksonline.
Largimin e tij nuk e ka mohuar as trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag.
“Një transferim po vinte, ne prisnim që të ndodhte. Unë në të vërtetë e prisja këtë një ose dy vjet më parë. Sa herë që përfundonte merkato: ” Wow, ai qëndroi përsëri“, ka thënë trajneri.
“Ne jemi thjesht të lumtur që do ta kemi ende deri në fund të sezonit“, tha ndër të tjerash Ten Hag.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.