×
  • Sport
  • Sport

    Nuk na thonë kot ‘Brazili i Ballkanit’ – Skuadra e Kombëtares së Kosovës për herë të parë kushton mbi 100 milionë euro

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 10:22

    Kombëtares së Kosovës në futboll dita e ditës vetëm sa po i rritet vlera


    Futbollistët si Rashica, Muriqi e Rrahmani kanë bërë që skuadra e Kombëtares së Kosovës ta ketë vlerën prej 104 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    Kjo pasi ‘Transfermarkt’ ka rifreskuar vlerat e futbollistëve këtë muaj, ku nga Kosova rritje të vlerës kanë pasur Rashica, Rrahmani e Muriqi.

    Image result for rrahmani muriqi rashicaMilotit iu është rritur vlera për 15 milionë euro dhe tani kushton 35 milionë sipas ‘Transfermarkt’, ndërkaq Rrahmani e Muriqi vlejnë nga 12 milionë euro.

    Futbollistët tjerë më të vlefshëm të Kosovë janë :

    Florent Hadërgjonaj (7 milionë euro), Arbër Zeneli (5 milionë euro), Valon Berisha (5 milionë euro), Bersant Celina (5 milionë euro), Mërgim Vojvoda (2.5 milionë euro).

    Kështu vlera totale e skuadrës së Kosovës për ehrë të parë kalon shifrën e mbi 100 milionë eurove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!