×
  • Sport
  • Sport

    Pse ky Liverpool është kaq i frikshëm? Klopp po ia ‘vjedh’ taktikën yllit të NBA

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 10:55

    Liverpooli është duke shkëlqyer në Premier Ligë këtë sezon, madje ‘The Reds’ ende nuk e kanë shijuar humbjen


    Gazeta gjermane, Bild.de e ka zbuluar sekretin e suksesit të skuadrës së Jurgen Kloppit, shkruan Reporteri.net

    Klubi nga Anglia është duke u stërvitur në formën që e bën ylli i NBA, LeBron James, i cili madje ka 2% të aksioneve në te Liverpooli.

    James asnjëherë nuk e ndjek topin me sprint gjatë lojës, ai përdorë forcën e tij me zgjuarsi. Qëndron në fushë gjatë, por lëviz më pak.

    Ashtu janë duke bërë edhe lojtarët e Liverpoolit, lëvizin pak gjatë ndeshjes dhe kur vjen momenti i Mane, Salah apo Firminos, ata përdorin zgjuarsinë dhe shpejtësinë.

    Ndryshe, Liverpooli është lider i Premier Ligës me 73 pikë, duke lënë prapa Cityn që zë vendin e dytë me 51 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!