Blerja më e re Manchester United ende nuk ka nisur të stërvitet normalishtme grupin. Ighalo po stërvitet i veçaur si masë parandaluese duke ditur se ai ka ardhur nga Kina.
30-vjeçari pritet të udhëtojë me skuadrën e Unitedit për ndeshjen e së hënës kundër Chelseat.
BBC merr vesh se Ighalo është duke u stërvitur me ndihmën e klubit duke e përdorur një program të personalizuar të fitnesit, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat në Premierligë.
Ai është duke e bërë këtë në qendër të qytetit, në Qendrën Nacionale të Taekëondos, pranë banesës ku është duke jetuar ai tash e 11 ditë që prej ardhjes në Angli.
Ighalo i është bashkuar Unitedit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga klubi i Superligës kineze, Shanghai Shenhua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.