×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Ajaxit u rikthye në fushë pas operacionit në zemër, tregon nëse u frikësua

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 12:49

    Vazhdimësia e karrierës së Daley Blind u vë në dyshim pasi mbrojtësi kishte probleme në zemër në muajin dhjetor, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Valencias.


    Holandezit iu desh një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një inflamacionin në muskulin e zemrës dhe nuk mund të thuhej me siguri se do ishte sërish i gatshëm për të zbritur në fushën e blertë si futbollist profesionist.

    Mirëpo, vullneti i tij për t’u rikthyer ishte i madh dhe kështu në mbrëmjen e djeshme ku Ajaksi luajti për Kupë ndaj Viteses, Blind u aktivizua në minutën e 77. Ekipi i tij triumfoi me rezultatin 0-3 dhe në deklaratat pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Manchester United u shfaq shumë i lumtur.

    “Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë. Doktorëve iu desh të më ndalonin sepse doja të kthehesha sa më parë. Nuk kisha frikë aspak, thjesht doja të kthehesha sa më shpejt të ishte e mundur”, u shpreh Blind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!