Policia e Dibrës ka arrestuar një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi akuzohet në Gjermani për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit maqedonas B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, sqaron policia.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.