Adam Lallana nuk do të rinovojë me Liverpoolin.
Mesfushorit anglez ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë tratativë nga të dyja palët.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop nuk e shikon si një lojtar të rëndësishëm dhe për këtë arsye nuk ka rinovuar kontratën.
Nga ana tjetër dhe Lallana kërkon një aventurë të re ku mund të luajë më shumë minuta e të jetë titullar. Është Leicester dhe Brendan Rodgers që e kërkojnë me ngulm lojtarin.
Trajneri Rodgers e njeh mjaft mirë mesfushorin pasi kanë punuar së bashku te Liverpool dhe në merkaton e verës do të tentojë ta bind të transferohet te Leicester.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.