Kosova shquhet në botë për sukseset e mëdha që po arrin në sportin e xhudos
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe shumë të tjerë me anë të xhudos kanë bërë që të përmendet shumë emri i Kosovës, shkruan Reporteri.net
Japonia është shteti i cili ka vendosur që t’i bëjë një vend ekipit të Kosovës në pullën postare.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i njohur, Driton Kuka, me anë të një postimi në Facebook.
Postimi i Driton Kukës:
Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë!
Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.