Agim Ademi, sot, ka arritur në Doha, ku po qëndron me ftesë të Federatës së Futbollit të Katarit.
Presidenti Ademi në aeroportin e Dohas është pritur nga zyrtarët e FF të Katarit si dhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti, derisa më pas në selinë e Federatës së Futbollit të Katarit është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave nga nënkryetari i FF të Katarit, Saoud Al Mohannadi (që është edhe nënkryetar i Konfederatës Aziatike) dhe nga presidenti Ademi.
Ky memorandum përmban shumë fusha të bashkëpunimit, nga të cilat do të përfitojë futbolli i Kosovës, si në aspektin sportiv edhe në atë menaxherial dhe të marketingut.
Presidenti Ademi, sonte, do të jetë mysafir special i FF të Katarit në ndeshjen e Superkupës së Konfederatës së Azisë ndërmjet skuadrës nga Egjipti, Zamalek dhe asaj nga Tunisi, Esperance, derisa nesër presidenti Ademi do ta vizitojë institutin e sporteve të Katarit dhe institutin e mjekësisë sportive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.