×
  • Sport
  • Sport

    “E refuzova postin e trajnerit te Reali, sepse ende nuk jam për atë klub”

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 16:45

    Julian Nagelsman ka thënë se e ka refuzuar mundësinë për ta drejtuar Real Madridin pasi kishte besuar se akoma nuk është koha për të drejtuar një klub kaq të madh


    Julian Nagelsman është duke pasur rezultate të mira me Leipzigun në Bundesligë dhe llogaritet si njuëri nga trajnerët më me perspektiv në Evropë, shkruan Reportetri.net

    Reali Madridi e kishte kërkuar teknikun gjerman para dy viteve, por ai i kishte refuzuar me pretekstin se nuk akoma nuk është i gatshëm për të drejtuar një klub kaq të madh.

    Image result for julian nagelsmann real madrid“U befasova kur pranova ofertën nga Reali. Isha i nderuar, por u mendova dhe e refuzova. E mora këtë vendim sepse mendoj që nuk jam ende i gatshëm për të drejtuar një skuadër aq të madhe,” ka thënë Nagelsman.

    “Dua të përmirësohem ende dhe nëse shkon te Reali, atje s’ke kohë të përmirësohesh. Tani për tani nuk jam më i miri, por pranoj që dua të jem një nga më të mirët në të ardhmen,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!