×
  • Sport
  • Sport

    Vanessa i bën një dedikim prekës Kobe Bryantit për ditën e Shën Valentinit

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 9:15

    Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ndërruan jetë pas një aksident tragjik me helikopter më 26 janar në Los Angeles


    Vanessa Bryant, gruaja e legjendës po vazhdon jetën pa dy nga më të dashurit, burrin dhe vajzën 13 vjeçare, shkruan Reporteri.net

    Dje u shënua dita e Shën Valentinit, e cila njihet si dita e të dashuruarve.

    Vanessa ka bërë një status shumë prekës në llogarinë e saj të Instagramit.

    “Për Shën Valentinin tim të përhershëm: Të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”, ka shkruar Vanessa. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!