Fortesa Orana ka shënuar një fitore në Premier Ligën e karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Orana e nisi mirë rrugëtimin e saj drejt medaljes? në kategorinë +68 kilogramë, duke mposhtur Pamela Rodriguez të Republikës Dominikane, ndërsa në të dytën humbi nga kampionia e botës 2018, grekja, Eleni Chatziliadou.
Orana shënoi suksesin më të madh nga garuesit kosovarë në Dubai, pasi Adelina Rama (-61 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), nuk arritën të kalojnë luftën e parë.
Nishevci u mund 1:0 nga Seck Babacar i Spanjës, Adelina Rama u mposht 2:0 nga Anita Serogina e Ukrainës, medaliste e bronztë e Evropës 2019, ndërsa Elhami Shabani pësoi humbje nga Ivan Korabau i Bjellorusisë me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 1:1.
Gara e Dubai 2020 vlente për pikë Olimpike Tokyo 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.