Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suharekë djelmoshat e Ismet Munishit kanë triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 3 me 0.
Golat për Ballkanin i shënuan Jetmir Topalli, Liridon Fetahaj dhe Arbër Hoxha.
Pas kësaj ndeshje është deklaruar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi. Megjithatë tekniku kryeqytetas nuk është shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Ai në një prononcim për “Super Sport Kosova” pas ndeshjes deklaroi se rezultati final i ndeshjes nuk është real dhe se skuadra e tij duhet të punojë shumë më shumë.
“Rezultati final i ndeshjes nuk korrespodon me atë se çfarë treguan dy skuadrat në fushën e lojës. Drenica na ka vënë në vështirësi, pasi që shfaqi një ndeshje tejet të mirë, sidomos në pjesën e dytë të lojës. Ne nuk kemi ditur ti dënojmë në kundërsulme dhe goli i tretë erdhi me shumë vonesë.
“Kjo ndeshje do të na shërbejë që në të ardhmen mos ti përsërisim disa gabimet që bëmë sot”, deklaroi Munishi.
Ai më pas foli gjithashtu edhe për rikthimin e sulmusit Mirlind Daku nga lëndimi, derisa deklaroi se është i kënaqur me sulmuesin tjetër të skuadrës Artur Magani.
“Mirlindi është duke punuar intensivisht për tu rikthyer nga lëndimi. Ai e ka humbur fazën përgatitore dhe ne duhet të kemi kujdes me të. Duhet të përgatitet mirë fizikisht dhe më pas të përfshihet në skuadër.
“Ne jemi të kënaqur me formën aktuale të futbollistëve të tjerë dhe sidomos të sulmuesit Artur Magani. Do ti kemi dy sulmues me tipare të ndryshme dhe kemi ‘luksin’ për të bërë një zgjdhje të tillë”, përfundoi Munishi.