×
  • Sport
  • Sport

    Suharekasit e duan Munishin – Një portret me mbishkrimin “Ismet Baba” gjendet në një kafene

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 16:33

    Kanë përfunduar tri takimet e zhvilluara sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.


    Ndeshja që bëri buj të madhe sot, ishte ajo ndërmjet Ballkanit të udhëhequr nga Ismet Munishi dhe Drenicës, ku skuadra nga Suhareka shënuan fitore të thellë në 3:0, shkruan Reporteri.net.

    Me golat e shënuar nga Hoxha, Topalli dhe Fetahaj, ekipi i teknikut Munishi arriti t’i marr tri pikë të arta.

    Tashmë, Ballkani mbanë pozitën e parë në tabelën e Superligës, ku kanë grumbulluar 37 pikë në 18 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, pra tri pikë më shumë se Prishtina që aktualisht ndodhet në vendin e dytë.

    Nga e gjithë kjo, për këtë arritje të klubi të Ballkanit, një kafiteri në Suharekë e mbanë një portret të trajnerit Munishi, ku shkruan “ISMET BABA”.

    Kujtojmë se edhe nga tribunat në stadium, tifozët njëzëri brohoritshin emrin e teknikut të FC Ballkanit, “Ismet Baba”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!