Juventusi sot e mposhti Brescian me rezultat 2-0 në një ndeshje ku nuk u përfshi fare Cristiano Ronaldo
Maurizoi Sarri ka dhënë arsyetimin e tij sa i përket mungesës së yllit portugez në ndeshjen kundër Bresicas, shkruan Reporteri.net
Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ ka thënë se CR7 është pushuar për këtë takim dhe ka paralajmëruar se ai nuk do të mund të luajë në çdo ndeshje.
“Përse Ronaldo u pushua? Ai nuk mund të luajë në çdo ndeshje, duhet të ketë pushim edhe për të. Na duhej një sistem i ri për këtë lojë, por Juan Cuadrado e Paulo Dybala bënë punë të mrekullueshme,” ka thënë Sarri.
Ndryshe, Juventusi pas fitores së sotme është lider i Serie A me 57 pikë, i ndjekur nga Interi që ka 54 pikë, por pas pak minutash zhvillon ndeshjen me Lazion. /Reporteri.net/