Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka arritur marrëveshje për të ndërruar klub. Megjithatë ai do të mbetet në Kroaci.
Futbollisti ka arritur marrëveshje për kalim te Dinamo e Zagrebit, duke u larguar nga Lokomotiva.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.
21-vjeçari do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.
Kastrati në sezonin aktual ka 24 ndeshje në të gjitha garat me Lokomotivën. Ka realizuar tetë gola e ka asistuar katër herë./Koha/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.